Lajme

Fisnik Ismaili pyet në Facebook: Nëse jap dorëheqje nga partia, a cilësohet tradhti?

02/14/2018 23:29
nga:F.B

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka bërë pak debat me një militant të partisë së tij, në internet.

Një simpatizant i VV-së e ka akuzuar Ismailin, në Facebook, se e ka tradhtuar partinë.

Deputeti i VV-së, i rreshtuar në krahun e kundërshtarëve të kryetarit Albin Kurti në parti, i është përgjigjur menjëherë atij.

“Unë dorëheqje s’kam dhanë. Po hajt, po e zamë se po jap, e po dal. Qysh cilësohet saktë kjo si tradhti, po më intereson, nëse nuk i bashkëngjitëm ndoj armiku?”, e ka pyetur Ismaili simpatizantin e VV-së.

“Me dal e me u nda prej Albinit nashta bash bash tradhti nuk esht se edhe vllezerit ndahen por shije shum te keqe po na leni”, i është përgjigjur përkrahësi i VV-së, Ismailit.

01/31/2018 09:57

Lokaj paralajmëron padi ndaj Fisnik Ismailit, ja arsyet pse