Sporti

FFK kërkon që të mos vërshëllehet himni i Malit të Zi

10/13/2019 12:14
nga:M K

Kosova zhvillon të hënën më 14 tetor njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të kualifikumeve për “EURO 2020”, derisa përballë do ta ketë Përfaqësuesen e Malit të Zi, shkruan Gazetasheshi.com.

Interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i lartë, teksa zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës tashmë kanë përfunduar të gjitha organizimet për këtë ndeshje.

Erza Hasanaj, zyrtarja e Përfaqësueses së Kosovës ka folur për Gazetën Sheshi në lidhje me organizimin e ndeshjes dhe numrin e lartë të mediave që do jenë prezent në këtë ndeshje.

“Ne tashmë kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, sikurse për çdo ndeshje kualifikuese. Kemi bërë gati të gjitha aktivitetet mediale, pasi që interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh edhe nga ana e mediave”, deklaroi Hasanaj.

Hasanaj gjithashtu përcolli edhe një mesazh nga Federata e Futbollit e Kosovës që himni i Malit të Zi mos të vërshëllehet nga tifozët e pranishëm që do të jenë të hënën në stadium.

“Ne kemi tifozët më të mirë se cila do kombëtare e jona në grup dhe jo vetëm. Duhet të tregojmë kulturë të lartë dhe qytetërim pavarësisht ndaj cilit kundërshtarë që luajmë, ndaj është qëndrim i Federatës së Futbollit të Kosovës, njëherit edhe apel që himni i Malit të Zi mos të vërshëllehet, ndërkohë që pas fillimit të ndeshjes presim atmosferë të zjarrtë në mbështetje të futbollistëve tanë”, deklaroi Hasanaj.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të zhvillohet të hënën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

11/13/2019 16:03

Trajneri i Çekisë shpreson për fitore në ndeshjen me Kosovën