Sporti

Festa e ‘çmendur’ e Shaqirit me Kloppin pas supergolit të Salah

04/15/2019 20:49
nga:Natyra

8 ndeshje pas luajtur asnjë sekondë, Xherdan Shaqiri po kalon momente të vështira te Liverpooli.

Por, duket se 27-vjeçari nuk është i brengosur për këtë, duke parë faktin se Liverpooli po lufton ditë pas dite me Manchester Cityn për titullin e kampionit të Premierligës, raporton Gazeta Express.

Shaqa qëndroi në stol edhe për ndeshjen kundër Chelseas.

Por, ai festoi “çmendurisht” golin e dytë të “Reds” të shënuar nga Mohamed Salah, gol që mund të zë vend në një ndër më të mirët në sezonin 2018/19.

I lumtur për golin e bukur të Salah që ishte për epërsinë 2-0, Shaqa festoi si i ‘çmendur’ me trajnerin, Jurgen Klopp.

Në njëfarë mënyre, kjo largon dyshimet që janë raportuar më herët se Shaqiri dhe Klopp mund të kenë probleme personale. Thjesht, është pjesa më e rëndësishme e sezonit dhe Klopp nuk dëshiron të bëjë rrotacione, pasi shqiptari ka qenë në dijeni që në fillim se vështirë që mund të zë vend në 11-shen startuese.

05/20/2019 09:50

​Klopp: E treta e vërteta, e duam këtë Champions