Sporti

Fenomeni apo CR7? Mourinho zgjedh më të mirin

05/03/2018 16:54
nga:Y.K

ose Mourinho ka ‘ngacmuar’ sërish Cristiano Ronaldon, në një deklaratë të dhënë për një dokumentar në nder të trajnerit Bobi Robson, me të cilin ka punuar te skuadra e Barcelonës në sezonin 1996-1997.

Trajneri i Manchester Unitedit ishte ndihmës i anglezit në Katalunjë dhe në atë sezon pati mundësinë të shijojë magjitë e Ronaldos, brazilianit, që shënoi plot 47 gola në një sezon të vetëm.

“Kush ishte më i mirë mes Cristianos dhe Ronaldos? Patjetër Nazario Da Lima. Është i vetmi fenomen, më i miri i të gjitha kohërave. Mund të them se mes të dyve nuk kam parë ngjashmëri”, deklaroi portugezi.

Marrëdhënia e Mourinhos dhe Ronaldos u kris kur të dy portugezët ishin te Reali i Madridit, teksa edhe pse kanë të njëjtin menaxher, paqja mes të dyve duket ende e largët.

 

 

08/21/2018 10:33

Zbulohet: Milani kërkoi transferimin e Ronaldos në janar!