BLIC.TV

Fatmir Sejdiu tregon çfarë raportesh ka me Lutfi Hazirin dhe Agim Velin!

03/19/2019 22:36
nga:Gazeta Blic

Ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për “Gazeta Blic” ka folur për raportet e tij me nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

Sejdiu, vlerëson se raportet me Hazirin dhe Veliun janë korrekte, përderisa theksoi se qasja e tij me anëtarët e LDK-së nuk është dëbuese, duke aluduar kështu tek numri një i kësaj partie Isa Mustafa.

“Nuk kam ndonjë raport që mund të quhet anash, kam muhabetë, kam biseda me ta, kam shkuar në ngjarje që kanë organizuar kur jam ftuar, kur nuk jam ftuar nuk kam shkaur. Qasja ime nuk është dëbuse ndaj njerëzve, sikur fatkeqësisht ka ndodhur brenda LDK”, u shpreh ai.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

08/21/2019 23:47

Lutfi Haziri “shpallë” kandidaturën për Kryeministër