Lajme

Familjari i viktimës në Drenas: Ma mbyti vëllain dhe nuk ma dha ndihmën e parë

08/14/2019 07:12
nga:Gazeta Blic

Si pasojë e goditjes me veturë një person ka humbur jetën në Drenas.

Familjarët thonë se pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nga ana e tyre, ishte e pamundur ta mbanin në jetë.

Agim Dvorani u aksidentua një veturë ku si pasojë e humbi jetën.

Vëllau i Agimit ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi kanë duke e kalu asfalltin me dalë në trotuar, shoferi i veturës ka qenë duke vozitur mbi 150 km/h në momentin kur e ka goditë. Fillimisht shoferi u ndalë dhe unë i kam thënë të lutem ma jep ndihmën e parë. Shoferi më është përgjigjur “jam me udhëtarë”, aty e kam humbur durimin dhe e kam sha”, ka thënë vllau i të ndjerit.

Dëshmitari i kësaj ngjarje ishte edhe kushëriri i tij, Valdeti.

“Bashkë me vllaun e të ndjerit, ja kemi jep ndihmën e parë, kam marrë telefonin dhe kam tentuar të thërras ambulantën por nuk arritëm ta mbanim në jetë”, ka thënë kushëriri i të ndjerit.

Sipas banorëve të asaj lagje, vetëm në 100 metra rrugë të lagjes kanë humbur jetën 9 viktima. Kjo për shkak se nuk ka vendkalim.

E për këtë banorët e lagjes kanë paralajmëruar një protestë.

Agim Dvorani kishte ardhur nga Sllovenia në Kosovë për pushime.