Lajme

Fajon jep edhe një deklaratë mbështetëse për Kosovën

03/28/2019 18:47
nga:A. R.

Parlamenti Evropian votoi sërish në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes këtij votimi rikonfirmohet për të dytën herë mandati për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

“Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian dhe derisa shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë Fajon.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur hap pozitiv votimin nga eurodeputetët por ka kërkuar që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.

11/14/2019 12:16

Kryeziu: S’ka liberalizim këtë vit, Qeveria e re të fokusohet në luftimin e krimit dhe korrupsionit