Geek

Facebook, Instagram, Whatsapp bien nga sistemi në të gjithë botën

07/03/2019 16:46
nga:L I

Përdoruesit në mbarë botën po përjetojnë vështirësi në qasjen në faqet e mediave sociale, si Instagram dhe Facebook, si dhe në Whatsapp, përcjellë GazetaBlic.

Përdoruerit e Evropës janë goditur më së shumti, si dhe një pjesë e SHBA-ve.

Çështjet përqëndrohen rreth postimeve që bëhen, duke u bazuar në përmbajtjen e tyre.

MailOnline është munduar të kontaktojë me përfaqësuesit e tri kompanive, duke qenë se janë në një pronësi, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Njerëzit janë shprehur të shqetësuar për këto probleme që po hasin në këto tri rrjete sociale, duke përdorur rrjetin Twitter për të shkruar./GazetaBlic