Lajme

Erdogan jep lajmin e mirë për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri- 500 banesa do të jenë gati për 1 vit

12/08/2019 19:28
nga:Y I

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan deklaroi pak momente më parë se ka nisur puna për ndërtimin e 500 banesave për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Këtë deklaratë Erdogan e bëri pas një takimi që pati me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, ata dolën në një prononcim për mediat, ku Erdogan u shpreh se 500 banesat do jenë gati për 1 vit.

“Përsa i përket ndërtimeve, ka filluar puna. Të gjitha ekipet janë andej dhe në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri. Po presim që të vendoset për vendin ku do të ndërtohet, në mënyrë që të nisë sa më shpejt procesi”, deklaroi Erdogan. Diskutuam me kryeministrin dhe ai tha se banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh deri në një vit”, tha Erdogan.

Po ashtu, presidenti turk bëri të ditur se janë dërguar drejt Shqipërisë edhe një numër i madh çadrash speciale dimërore, pasi koha është e ftohtë.