Sporti

Nënkryetari i FFK-së ka pësuar sulm, është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sofjes

06/10/2019 21:47
nga:M K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribuna para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribuna.

Ne më herët kishim raportuar për rastin në fjalë, derisa duket se ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu (Kamishi) ish nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion.

Ai është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.

Joviq prej vitesh është nënkryetar i FFK-së.

09/13/2019 22:48

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bjellorusi