Sporti

Ende nuk dihen, mësoni kohën kur do të caktohen gjyqtarët e duelit Feronikeli-Prishtina

05/19/2019 11:30
nga:M K

Sot në Drenas zhvillohet superderbi i Superligës së Kosovës në futboll, ku ndeshen Feronikeli dhe Prishtina.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit dhe fillon në ora 16:00.

Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja, pasi është dy pikë prapa Feronikelit.

Interesant është fakti se gjyqtarët nuk janë mësuar ende dhe pritet të mësohen diku rreth orës 13:00, me prani të të dyja skuadrave.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, kurse ne do t’iu njoftojmë për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se dy nga opsionet e mundshme janë Besfort Kasumi dhe Genc Nuza.

06/15/2019 18:26

Arbër Hoxha tregon arsyet e ndarjes me Prishtinën