Sporti

Emery shokon të gjithë me deklaratën e tij, jemi ende të vegjël për Barcelonën dhe Real Madridin

04/17/2018 16:09
nga:Lorik J

Paris Saint-Germain ka fituar titullin e pestë të Ligue 1 në gjashtë vjet, por Unai Emery beson se ata kanë një rrugë të gjatë përpara vetës.

Unai Emery beson se është shumë herët për të krahasuar PSG-në me klubet gjigande si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich, shkruan GazetaBlic

“PSG është një klub i ri,” tha ai në një konferencë shtypi përpara përballjes me Caen në gjysmëfinale të Coupe de France.

“Në ligë, ne duhet të konsolidojmë forcën e këtij ekipi.

“Në ligat e tjera Bayern ka më shumë tituj se të tjerët, në Spanjë ka Real Madrid dhe Barça, në Itali ka Juventus, me Milanin dhe Interin.

“Në Francë, PSG tani ka shtatë tituj – njësoj si Lyon”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

12/21/2019 22:43

Icardi s’ka të ndalur, në fitoren 4-1 të PSG-së realizojnë edhe Mbappe e Neymar