Lajme

Emërimet në KQZ, partia e Haradinajt ka një paralajmërim serioz

03/29/2019 16:53
nga:A. R.

Emërimi i anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti Hashim Thaçi pas presionit të ambasadës amerikane, ka shkaktuar kokëçarje për koalicionin qeverisës PDK, AAK dhe NISMA, pasi të tri partive do t’iu duhet të dërgojnë vetëm dy përfaqësues në KQZ.

Derisa në anën tjetër dy partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dekretuar nga dy anëtarë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ahmeti Isufi, thotë se këtë konfuzion fillimisht e ka shkaktuar zyra e presidentit, duke paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet përmes një debati ndërmjet përfaqësueseve të koalicionit dhe presidentit, AAK-ja do të iniciojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.

“Fillimisht konfuzioni është shkaktuar nga Zyra e Presidentit, që janë kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare, që janë kërkuar emrat e anëtarëve për KQZ. Tash jemi në situatën kur presidenti ka emëruar apo ka dekretuar disa prej anëtarëve të partive tjera, por jo të koalicionit qeverisës dhe të PSD’së.

Ai ka thënë se partnerët e koalicionit do të duhet të takohen, për të gjetur një zgjidhje dhe për ta përmbyllur çështje.

Sipas tij duhet gjetur një konsensus brenda koalicionit.

“Duhet që të takohemi që kjo çështje të zgjidhet, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj problematike që është shkaktuar pa fajin e grupeve parlamentare, dhe konsiderojmë që duhet një konsensus të gjendet, në mënyrë që të funksionojë KQZ-ja”, ka shtuar Isufi për Gazetën Express.

Ai ka paralajmëruar se do të angazhohen që në ditët në vazhdim të dilet nga situata.

“Në ditët në vijim do të ketë angazhime që të dilet nga kjo situatë. PAN-in nuk e ka ftuar si koalicion qeverisës, prandaj në ditët në vijim do të gjendet një zgjidhje”, ka shtuar ai, shkruan Gazeta Express.

Zyrtari i lartë i AAK-së, ka thënë se çështja e dërgimit të rastit në Kushtetuese, do të varet krejt nga negociatat që do t’i zhvillojnë si koalicion me presidentin Hashim Thaçi.

“Normalisht që komunikojnë edhe presidenti edhe përfaqësuesit e koalicionit, njëkohësisht është e hapur edhe çështja e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, kjo varet nga komunikimi që do të ndodh në të ardhmen”, ka përfunduar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi.

Lidhur më këtë çështje, Gazeta Express ka drejtuar pyetje edhe në adresë të deputetit të NISMA-s, Bilall Sherifi, por i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. Njëjtë është vepruar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila është udhëheqëse e këtij koalicioni.

Çështja e emërimeve të anëtarëve të KQZ-së, është zvarritur për një vit nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Vetëm pas ultimatumit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, presidenti ka reflektuar duke vendosur që dy ditë pas thirrjes së ambasadës, pra të enjten me 28 mars të bëj dekretimin e anëtarëve të rinj.

Si pasoj e bllokimi të KQZ-së, kishin mbetur dhjetëra asamblistë nëpër komuna pa e marrë detyrën, dhe një deputet i Kuvendi të Kosovës, kishte mbetur pa e marrë detyrën.

Sot zhbllokimin e KQZ-së e ka përshëndetur edhe Zyra e BE-së ne Prishtinë, duke konstatuar se pavarësia e KQZ-së është jetike për demokracinë në Kosovë

06/19/2019 07:48

A ka vendosur Gjykata Kushtetuese ndaj vendimit të Thaçit për KQZ-në?