Sporti

Ekskluzive: Challandes flet para ndeshjes me Gjibraltarin, tregon gjithashtu mundësitë për kualifikim në Evropian

09/26/2019 14:50
nga:M K

Ndeshjet e Tetorit pritet të jenë vendimtare sa i përket kualifikimit të Kosovës në evropian.

Kështu ka thënë në një prononcim të shkurtër për Gazeta BLIC, selektori Challandes, i cili sot zbarkon në Kosovë, ku do të qëndrojë për tri ditë me radhë.

“Në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, do t’u jap hapësirë atyre që deri më tani kanë pasur minutazhë të vogël”, shtoi ai.

Kurse, sa i përket kualifikimit në evropian, ai u shpreh se gjasat janë të mëdha:

“Duhet ta mposhtim Malin e Zi, e nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë dueli me Çekinë do të jetë si një finale. Ajo që është me rëndësi, do të kemi përparësi para lojës me malazezët, pasi do të përballemi me Gjibraltarin, një kombëtare mesatare. Kjo pasi, kam vërejtuar pas ndeshjes me Danimarkën, se lojtarët kanë ndjerë lodhje në sfidën ndaj Bullgarisë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Kosova dy ndeshjet e muajit Tetor, do t’i zhvillojë përballë Gjibraltarit me 10 Tetor, e ndaj Malit të Zi katër ditë më pas, të dyja këto në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pritet të mësohet shumëçka sa i përket kualifikimit në evropian, nëse fitojmë ndaj fqinjëve perëndimorë e Çekia mposhtet si vendase nga Anglia.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë