Sporti

Ekskluzive: Besar Musolli flet për të ardhmen e tij

07/19/2018 10:55
nga:M K

Kukësi e kaloi rundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Valletan e Maltës pas dy ndeshjeve, 0-0 dhe 1-1 si mysafir.

Njëri nga protagonistët e këtij suksesi është edhe Besar Musolli, futbollisti nga Kosova, që në një intervistë ekskluzive për GazetaBlic u shpreh i lumtur me kalimin e turit, derisa ka folur edhe për të ardhmen e tij: “Kalimi i raundit ishte një ndjenjë fenomenale, tani do t’a kemi pak më të vështirë ndaj Qarabagut, mirëpo janë dy ndeshje që do të vendosin, kështu që neve na mbetet të japim maksimumin”, – u shprej Musolli.

Në pyetjen lidhur për të ardhmen e tij, ai tha: “Kontratë kam deri pas kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, kam oferta nga disa ekipe,për të cilat nuk mund të jap emra, derisa në Kukës jam si në shtëpinë time, tashmë bëhen shtatë vite që jam pjesë e tyre, andaj edhe largimi do të jetë vështirë i besueshëm”, -përfundoi Besar Musolli.

/GazetaBlic/

08/06/2019 15:58

Kukësi me përforcim të ri, verilindorët zyrtarizojnë portierin e njohur