Sporti

Edi Rama ia plotëson ëndrrën djaloshit që kërceu nga kati i pestë, ia siguron takimin me Cristiano Ronaldon

12/06/2019 20:00
nga:M K

Dukej si një premtim që po e zbuste sadopak situatën momentale në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Në një spital, kryeministri Edi Rama i kishte premtuar të dyve se do t’ua siguronte fanellat e idolëve të tyre, Donarrumas e Cristiano Ronaldos, shkruan GazetaBlic.

Të dytit, Aurelit, tashmë ia ka plotësuar ëndrrën, pasi e ka marrë dhe e ka dërguar në Itali, aty ku janë takuar me yllin portugez dhe portierin Buffon.

Teksa, në videon që po shkonte LIVE në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Edi Rama i premtoi edhe djalit tjetër Alesios, që nuk e ka harruar faktin se radhën e ka Donarruma.

/GazetaBlic/

01/01/2020 15:41

Bebet e para të vitit 2020, Rama shpërndan bonuset për nënat e reja