Showtime

Edhe kryetari i Gjakovës ka disa fjalë për ndarjen nga jeta të Art Kurtit

04/25/2018 16:32
nga:L I

Në mbledhjen komemorative të mbajtur në Gjakovë për Art Kurtin, ishin mbledhur familjarët, miqt dhe qytetarë nga Gjakova, shkruan GazetaBlic.

I pranishëm ishte dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili foli disa fjalë për Artin.

“Gjëja e fundit që më kishte rënë në mend ishte që kisha pas nevojë me shpreh ngushëllime për Artin. Është shumë e vështirë, por diçka çfarë na dallon prej gjallesave tjera është ajo që ne vendosim për atë si duam ta mbajmë mend dikë” tha kryetari i Gjakovës.

“Kjo fotografi e Artit sot këtu është ajo që kemi me mbajtur mend të gjithë, sepse nuk ka fotografi që shpreh më mirë karakterin e një djali të ri. Ai për pak muaj arriti t’i bënte që ta donin të gjithë, e kjo tregon diçka për karakterin e tij. Një gjë e di sigurt që Artin nuk do ta harrojmë kurrë” përfundoi Gjini.

Ndryshe sot mbahen homazhet nga ora 15:30-17:30 në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”.

Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në ora 18:00 në varrezat e tyrbes së Sheh Fetahut./GazetaBlic

03/28/2019 19:36

Gjakova hap ekspozitë për garë mjedisore