Lajme

Edhe kryeministri Haradinaj i reagon shtetit serb, për ndaljen në kufi të Eliza Hoxhës

05/30/2018 11:58
nga:A. R.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pasi policia kufitare serbe ka ndaluar fotografen Eliza Hoxha, për shkak të një fotografie që përmbante mbishkrimin e UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se Serbia me këtë akt po rrënon edhe ato pak mundësi për një komunikim normal.

“Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale. Artistët dhe të rinjtë nga Kosova po i nënshtrohen bastisjes së rreptë në kufi me Serbinë, ku policia serbe ua ka bërë me dije se dy ekspozita nuk do të lejohen për shkak të përmbajtjeve artistike të tyre”, ka shkruar Haradinaj,

Në këtë mënyrë, sipas Haradinajt, Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila është në kundërshtim me vlerat evropiane.

Pak më parë këtë veprim të Serbisë, e ka dënuar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar reciproritet për shtetin serb nëse vazhdon keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës./GazetaBlic/

LEXO EDHE :

Hoxhaj reagon për ndaljen në kufi të Eliza Hoxhës, ka një mesazh për serbët

 

12/08/2019 10:23

Haradinaj thërret konferencë për media