Cool

Edhe gazetari njohur, i hyn “garës” për kryetar të LDK-së

07/19/2019 15:44
nga:Gazeta Blic

Gazetari kosovar, Fidan Jupolli ka ironizuar me zgjedhjet në LDK, përmes një statusi në Facebook.

Ai në këtë status ironizues, ka theksuar se do t’i hyjë garës për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, ky “vendim” ka ardhur si pasojë e kërkesës së anëtarësisë.

Madje, këtë “lajm” që ka e dhënë për kandidaturën, ka marrë mbështetje nga deputeti Haxhi Avdyli, me një “like” dhe nga anëtari i Këshllit të Përgjithshëm, Fadil Berjani.

Njoftimi i plotë:

Nuk po muj ma me i injorue kerkesat e antarsis ….

Zyrtarisht e shpalli kanditaturen per Kryetar t’ LDK-s !

Deri sa t’ tjeret po kalkulojn une i hi gares pa mu trem syni …..

i gatshem edhe shpirtnisht , edhe i paisun me mjetet (karrikat) e kuvendit….

Deri me 3-tin knaqnu me qata dhom q’ i keni !