Sporti

Edhe CAS “ngrin” Raiolan, vendos kundër menaxherit të famshëm

06/12/2019 22:42
nga:M K

Pas skualifikimit me tre muaj, si masë ndëshkimore të vendosur ndaj Mino Raiola nga Federata Italiane e Futbollit e gjithashtu edhe nga FIFA, menaxheri i famshëm italo-holandez ka apeluar vendimet në zyrat e CAS, në Luzanë.

Pikërisht pak ditë pasi merkato e verës është çelur zyrtarisht, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, nëpërmjet një komunikate të bërë publike pasditen e të mërkurës ka konfirmuar lënien në fuqi të skualifikimit të dhënë nga FIGC, duke ndalur çdo transaksion të administruar nga Mino Raiola në Itali për këtë merkato vere shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkohë, në të njëjtën komunkiatë, CAS ka njoftuar se në lidhje me vendimin e FIFA-s, që shtrin skualifikimin e Raiolas përtej Italisë, në nivel global, vendimi do të merret në ditët e para të korrikut.

04/12/2019 08:06

Juventusi dhe Raiola me marrëveshje për merkaton e ëndrrave