Cool

E tmerrshme, babai mbylli në kafaz dhe e shkeli në fytyrë të bijën

04/20/2019 15:08
nga:L I

Babai e ka mbyllur vajzën e tij 20-muajshe në një kafaz dhe i dërgoi foto ish-gruas duke shkelur në fytyrën e saj.

Nëna e vajzës, Xu Ting thotë se ajo ka raportuar edhe më herët abuzimin në familje në polici, por ata me sa duket i kanë vënë të gjitha në “stres”.

Imazhi i foshnjës 20-muajshe brenda kutisë së qenve si dhe një tjetër që tregon fytyrën e saj nën këmbën e babait të saj, janë bërë virale në mediat sociale, pasi janë ndarë më shumë se 38 mijë herë dhe kanë marrë rreth 15 mijë e 600 komente.

Prindërit ishin divorcuar vitin e kaluar.

Fotografitë u bënë në shtëpinë e Xu Qian në qytetin Caitang të Kinës Jugore, transmeton rtv21. Autoritetet filluan të hetojnë rastin, pasi imazhet e dërguara nga Xu Ting përfshinin edhe imazhe ku shihet vajza me lëkurë të prerë.

Policia tha se babai pranoi se i dërgonte fotot ish-bashkëshortes së tij, ndonëse arsyetimi i veprimeve të tij nuk është plotësisht i qartë.

Ata thonë se janë ende në kërkim të rastit dhe nuk kanë zbuluar nëse është e mundur që ai të humbasë të drejtat e tij prindërore.