Lajme

E thotë ky anëtar i LDK-së: Lutfi Haziri mund të zgjidhet kryetar

03/20/2019 08:35
nga:A. R.

Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, thotë se homologu i tij nga Gjilani, Lutfi Haziri, mund të jetë kryetar i ri i partisë.

Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, thotë se Lutfi Haziri është figurë e rëndësishme politike dhe siç thotë ai, mund të zgjidhet kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend. Kështu ka deklaruar Rugova gjatë një interviste për “Zërin”, duke shtuar se procesi zgjedhor brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë ka filluar dhe planifikohet të përfundojë brenda dy-tre muajve të ardhshëm.

“Forma e shpalljes së kandidaturës për kryetar nga Lutfi Haziri nuk është zyrtare, por ai e ka shprehur vullnetin që të kandidojë dhe është kandidat i mundshëm e pse të mos jetë edhe kryetar? Ai është një figurë e rëndësishme e LDK-së, është njëri nga nënkryetarët dhe unë e shoh si kandidat potencial dhe shumë të mundshëm për kryetar”, shprehet Rugova, për gazetën Zëri.

05/24/2019 23:03

Gashi skeptik që do të ketë koalicion mes LDK-së e VV-së: Do të provokonte zgjedhjet