Lajme

E thotë Ismet Beqiri: LDK nuk do të hyjë në asnjë mënyrë me PDK-në, as mos të lodhen me na çu oferta!

07/24/2019 14:11
nga:Gazeta Blic

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se LDK në asnjë variant nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës,

“Ne e kemi thënë qartë se nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në. Ne duam vetëm zgjedhje dhe se ato janë zgjidhja e vetme”, tha ai për Gazeta Blic.

“Kryesia e LDK-së edhe para disa ditësh ka dhenë qëndrimin e saj të vetëm dhe të qartë, se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e pranueshme për ne. Çdo gjë tjetër është spekulim dhe e pa pranueshme për ne. Ky qëndrim yni ka një kohë të gjatë,ka mbi 1 vit, që është i tillë, zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje që ne pranojmë. Askush nga ne nuk e ka as vullnetin, as të drejtën të bëjë diçka tjetër. Kjo Qeveri,ky Kuvend kaherë është dashur të largohen dhe te shkohet në zgjedhje të reja”, tha ai.

Beqiri duke e komentuar atë që po qarkullon në opnion publik se PDK i ka bërë ofertë LDK-së, për qeveri të re pa zgjedhje, ai është përgjigjur duke thënë “As most ë lodhen me na çu ftesa, sepse nuk do të pranojmë asgjë përpos zgjedhjeve”.

Sekretari i LDK-së ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare.

Derisa në opinion publik ka filluar të flitet se Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një qeveri të re- teknike, nga partia e Veselit e mohojnë një gjë të tillë.Është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ai i cili ka theksuar për Gazetën Blic se nuk i kanë dërguar askujt kurrfarë ftese.

“Kurrfarë oferte nuk i kemi dërguar askujt”, ka theksuar Memli Krasniqi në një prononcim për Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se PDK është duke u përgatitur për zgjedhje të reja, dhe se sipas tij, sa më parë që ato do të mbahen, do të jetë më mirë.

“Fokusi i PDK-së është tek përgatitja për zgjedhje, të cilat mendojmë se duhet të mbahen sa më parë të jetë e mundur”, tha ai për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, para pak minutash në media është publikuar një fotografi, ku nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri shihet në një takim me deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kapen “mat” Lutfi Haziri e Dardan Molliqaj (FOTO)

 

 

10/11/2019 23:55

Kandidati i PDK’së për deputet: Rusët kanë mundur të ndikojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit