Lajme

E thotë edhe Tanja Fajon, liberalizimi i vizave mund të ndodhë këtë vit

06/13/2018 21:35
nga:M H

Po beson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh gjatë këtij viti.

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, po thotë se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret.

Ajo tha se sapo Komisioni të dalë me raport pozitiv në fund të qershorit, menjëherë në fillim të korrikut do ta fus në agjendën e Komisionit të liberalizimit të vizave çështjen e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të ecur më shpejt në proceset e integrimit evropian, por theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që edhe Bashkimi Evropian të lëvizë përpara në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, veçanërisht lidhur me heqjen e vizave gjatë këtij viti.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon si dhe për procesin e euro-integrimeve.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën në vazhdim:

05/31/2018 21:55

Belegu tregon se kur do të udhëtojnë qytetarët e Kosovës pa viza