Lajme

E pranon avokati i Trumpit: pagova yllin e pornos për t’i mbyllur gojën

02/14/2018 23:13
nga:F.B

Avokati personal i Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka pranuar se i ka paguar privatisht 130.000 dollarë (£ 95,000) në 2016, yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Avokati i Trump e pranoi të vërtetën e bujshme në një deklaratë për New York Times.

Pohimi i tij shkon në linjën e raporteve të medias amerikane, që thonë se aktorja e njohur si Stormy Daniels ishte paguar për të nënshkruar një marrëveshje që e ndalonte atë të shprehej mbi marrëdhënien e saj me Trump.

Ajo së pari tha se kishte një marrëdhënie me Trump në një intervistë të vitit 2011. Avokati më parë ka thënë se Trump “e mohon me forcë”, që kjo të ketë ndodhur.

“As organizata e Trump dhe as fushata nuk ishte një palë e transaksionit me Znj. Clifford [Stephanie Gregory Clifford, emri i saj i vërtetë], dhe as nuk kam rimbursuar për pagesën, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi”, tha Michael D. Cohen në një deklaratë për The New York Times.

Ai tha se i tha Komisionit Federal të Zgjedhjeve të njëjtën gjë pasi një grup mbikëqyrës paraqiti një ankesë për pagesën që shërbeu si një kontribut politik “në natyrë” për fushatën e Trump. “Pagesa për znj. Clifford ishte e ligjshme dhe nuk ishte një kontribut i fushatës apo një shpenzimi i fushatës nga askush”, tha Cohen, përcjell GSh.

Në një intervistë me revistën InTouch të vitit 2011, aktorja tha se ajo kishte një marrëdhënie seksuale me Trump në vitin 2006, pak pasi Melania Trump lindi djalin e tij Barron.

Raportet u shfaqën përsëri në janar kur Wall Street Journal raportoi se ajo ishte paguar për të nënshkruar një marrëveshje që i mbyllte gojën në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Ndërkohë avokati Cohen nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve se pse u bë pagesa dhe nëse Trump e dinte këtë.

01/18/2018 23:33

Pornostarja rrëfen natën që kaloi me Donald Trumpin