Cool

E braktisën prindërit para 33 vitesh në Aeroport, e mrekullueshmja ndodhi pas kaq vitesh

05/14/2019 14:57
nga:Gazeta Blic

Një burrë ka gjetur prindërit e tij pas 33 vjetësh.

Kjo ndodhi pasi ata e kishin braktisur atë qysh si fëmijë në një tualet në Aeroportin e Gatwick-ut në Angli.

Steve Hydes u la në terminalin jugor të aeroportit në vitin 1986 kur ai kishte vetëm 10 ditë dhe u gjet i mbështjellur në një batanije në tualetet e grave.


Hydes ka kaluar 15 vjet në përpjekje për t’i rënë në gjurmë familjes së tij.

Pasi gjenealogët testuan mostrat e ADN-së, ai zbuloi se nëna e tij kishte vdekur ndërsa babain e kishte ende gjallë.

Pas kontaktit me babanë e tij, Hydes zbuloi se kishte vëllezër e motra që nuk e dinin se ai kishte ekzistuar.