Showtime

E bija e Donald Trump kalon pushimet me miliarderin rus në jahtin e tij

11/05/2019 13:23
nga:Natyra

Disa dokumente të bëra publike kanë zbuluar se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë bërë pushime me miliarderin rus në Kroaci.

Sipas materialeve të publikuara nga Robert Mueller, e bija e Trump dhe i shoqi ishin në jahtin e miliarderit gjatë fushatës së vitit 2016.

Thuhet se ish-shefi i komunikimi në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon e dinte që Kushner ishte me pushime në brigjet e Kroacisë me një miliarder rus, kur mori përsipër fushatën.

Raportohet se në këtë udhëtim ishte dhe gruaja e ish-Rupert Murdoch, Wendi Deng. Dokumentet, të cilat përfshijnë 274 faqe shënime nga skuadra e Muller, tregojnë shënime, email dhe materiale të tjera që kanë lidhje me hetimin.

10/12/2019 23:26

Vajza e Trumpit përqeshet për shkak të veshjes