Sporti

Dybala i gëzon tifozët e Juventusit me veprimin e fundit

08/14/2019 11:50
nga:Ideal

Një tjetër “pëlqim” i veçantë nga Paulo Dybala, i cili po fillon të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje si rezultat i situatës që është zhvilluar rreth tij.

Dje, sulmuesit argjentinas i pëlqeu një koment që kritikoi vendimin e klubit për ta shitur atë, duke e krahasuar statistikat e tij me Ronaldon dhe perspektivën e moshës, përcjellë GazetaBlic.

“Dybala te Juventus në 4 vitet: 172 ndeshje, 78 gola (23, 19, 26, 10) si sulmues i dytë. Allegri e largoi atë sulmi, Ronaldo shënoi 28 gola. CR7 është 35-vjeçar? Le ta mbajmë Paulon,” shkruhet në Twitter.

/GazetaBlic/