Sporti

Dukagjini shënon golin e parë në Superligë, barazon rezultatin ndaj Llapit

09/28/2019 15:33
nga:M K

Dukagjini ka shënuar golin e parë në këtë edicion në IPKO superligën e Kosovës në futboll.

Demiri ka realizuar në minutën e 67-të, për t’i barazuar shifrat në duelin që po zhvillohet në “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic.

elezaj harkoi në zonë, derisa më së miri u gjend Husein Demiri që dërgoi topin në rrjetë.

Ka mbetur diçka më tepër se një çerek ore lojë deri në fund, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/05/2019 20:52

Pas Llapit, edhe Ferizaji del me një komunikatë zyrtare