Showtime

Dua Lipa ‘e kallë’ atmosferën në finalen e Ligës së Kampionëve

05/26/2018 20:35
nga:L I

Sapo është hapur dhe mbërmja finale e Ligës së Kampionëve në stadiumin “NSK Olimpijskji”, në Ukrainë, ku do të ndeshen Real Madrid dhe Liverpool, shkruan Gazeta Blic.

Janë mbledhur mbi 70 mijë tifozë për të përcjellur nga afër këtë ngjarje kaq të rëndësishme në futboll.

⚽️🎤 Watch @dualipa perform at the Opening Ceremony presented by @pepsi LIVE from Kyiv on our Facebook page at 20:33CET! 🙌 #UCLfinal #LoveItLiveIt

A post shared by #UCLfinal 🏆 (@championsleague) on

Është pikërisht ylli shqiptar, Dua Lipa ajo që bëri hapjen e natës finale, duke kënduar disa nga këngët e saj, ku ndezi atmosferën para 70 mijë tifozëve në stadiumin “NSK Olimpijskji”.

“New Rules”, “IDGAF”, “One Kiss” ishin disa nga këngët që ajo performoi së bashku me grupin e vallëzimit që e shoqërojnë gjithmonë edhe në koncertet e saj.

Ndryshe, Dua Lipa është tifoze e Arsenalit, por që në këtë ndeshje është shprehur se do të mbështesë Liverpoolin dhe shpreson që do të fitojë me rezultat 3-2 në favor të Liverpool-it.

 

10/13/2018 18:47

Dua Lipa me katër nominime dhe Bebe Rexha me një në MTV EMA 2018, shqiptarët kanë të drejtë votimi për artistet