Showtime

Dua Lipa dhe i dashuri i saj shfaqen tejet të dashuruar rrugëve të New Yorkut

09/11/2019 23:36
nga:L I

Ka disa javë që në media po përflitet për lidhjen e Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in, shkruan GazetaBlic.

Pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, Dua u hodh në krahët e 20-vjeçarit dhe nisi romancën e re, të cilën duket se po e shijon në maksimum.

Dyshja nuk po hezitojnë aspak të shfaqin dashurinë e tyre edhe në rrjete sociale.

Dua dhe Anwar janë fotografuar sërish duke kaluar kohë të bukur bashkë, derisa po shëtisnin në rrugët e New York, ku po qëndrojnë për javën e modës.

Edhe pse nga shumë ndjekës lidhja e tyre është vënë në pikëpyetje, por duket se çifti nuk po e vrasin trurin aspak, pasi po vazhdojnë të jenë çdo herë e më të dashuruar./GazetaBlic