Lajme

Driton Selmanaj, Xhafer Tahiri, Armend Zemaj, Arben Gashi… “eliminohen”, në listë të Kryesisë “Garda e Vjetër”

08/23/2019 19:11
nga:M K

Shumë të rinj të LDK-se kanë mbetur jashtë Kryesisë.

Edhe pse Xhafer Tahiri ka fituar Komunën e Vushtrrisë, megjithatë nuk është futur në Kryesi.

Gazeta Blic merr vesh se jashtë Kryesisë ka mbetur edhe Driton Selmanaj, i cili njihet si mbështetës i fuqishëm i Isa Mustafës.

Prej të rinjve, Gazeta Blic merr vesh se jashtë ka mbetur edhe Arben Gashi e Armend Zemaj.

Ndërkaq, në listë të Kryesisë janë futur emrat e shumë zyrtarëve nga “Garda e Vjetër”.

Agim Veliu, Lutfi Haziri e shumë emra tjerë, janë pjesë e kryesisë së re, që kanë qenë edhe pjesë edhe e kryesive të kaluara të LDK-së.

Pos tij, në Kryesi ka hyrë edhe Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Mubera Mustafa dhe Anton Quni.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Malisheva dhe Suhareka nuk e kanë asnjë përfaqesues në Kryesi.

Në Këshill janë propozuar 33 emra për Kryesi ata janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Propozohen 33 emra për Kryesi: Këta janë emrat e rinj

12/06/2019 00:25

Avdullah Hoti: Nëse LDK nuk arrin koalicion me Vetëvendosjen, atëherë ky do të jetë pozicioni ynë si parti