Sporti

Drenica shijon fitoren e parë këtë edicion, Llapi humbjen

08/23/2019 18:52
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i vetëm i ditës së sotme në IPKO Superligë.

Drenica ka demoluar tërësisht Llapin, duke e mposhtur bindshëm 3-0, shkruan GazetaBlic.

Interesant është fakti se të tri golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa si duket goli i parë rezultoi të jetë fatal për msyafirët.

Harmon hapi serinë e golave në minutën e 52-të, Mëziu dhjetë minuta më vonë dyfishoi epërsinë, derisa Elshani në të 73-tën, regjistroi shifrat përfundimtare.

Pas pak do të vijmë me informacione shtesë nga ky duel, si tabelën e klasifikimit, deklaratat e trajnerëve e statistikat e tjera interesante që e karakterizuan takimin në “Bajram Aliu”.

/GazetaBlic/

09/13/2019 21:11

Prishtina – Llapi, këto janë deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes