Opinion

Doktrinë demode

05/05/2019 18:17
nga:Leonard Komani

Shkruan: Leonard Komani

Agjërimi është komponent i fortë në të gjitha religionet. Besimtarët gjatë kësaj kohe me anë të agjërimit mundohen për kthimin në vetvehte dhe që forcen e besimit ndaj Zotit ta rrisin dhe sa më tepër ti afrohen ati. Të gjithë prijêsit fetarë e kishin një fazë agjëruese ku heqen dorë pothuajse nga çdo gjë përveq asaj që është për mbijetesë.

Moisiu (Musa) u tërhoq në Malin Sinai për 40 ditë, Jezu Krishti (Isa) për 40 ditë i kaloi në shkretëtirë, Muhameti agjërojë për plotë 40 ditë deri sa ju paraqiten hadithet kuranore. Mos më pyetni se pse nga 40 ditë. Ndoshta ndonjë çëllim i caktuar jo njërzorë apo vetëm shifra të pa kuptimta?

Agjërimin duhet shikuar në tri pikpamje: Religjioze-fetare, shëndetësore dhe shoqërore.
– Në kohërat biblike (dhiata e vjetër) agjërimi ishte pothuajse i obliguar, sepse mendimi i tyre ishte që vetëm nëpërmjet agjërimit, Zoti do t’i ndëgjojë dhe do të jetë krahë tyre (Esra,Jesaja… Tanach).

Ku, këto regulla deri pas Koncillit të II të Vatikanit ishin domosdoshmëri. Ndërsa sot, në botën kristiane janë individuale. Në Islam, agjërimi është një urdhër (jo rregull). Një ndër 5 shtyllat e këti besimi. Agjërimi mbahet në Ramazan, muji i nëntë i kalendarit hënor islamik. Agjërimi ka kuptimin e pendesës, karakterin e një ushtrimi pendues. Shpirti duhet të pastrohet dhe marrëdhëniet me Perëndinë dhe me njerëzit e tjerë forcohen.

Për 30 ditë, muslimanëve nuk u lejohet të hanë, pinë mes agimit dhe muzgut. Ndalohet edhe marrëdhëniet seksuale. Darka (iftar) në mbrëmjen e agjërimit bëhet në grupe më të mëdha kështu që Ramazani ka një karakter të fortë familjar dhe forcon komunitetin fetarë. Për të semurët agjërimi nuk është i obliguar.

– Arsyet për mospërdorimin vullnetar të ushqimit janë të shumëfishta. Shumë njerëz gjatë agjërimi pretendojnë të ndihen më mirë. Për disa njerëz, ajo merr një prioritet të lartë për arsye fetare si myslimanë.

Por sa e shëndetshme mund të jetë muaji i agjërimit të Ramazanit? Në agjërimin musliman, muslimanët nuk hanë dhe pinë nga agimi deri në muzg. Nëse për një kohë të gjatë nuk konsumohen lëgjet (uji), për trupin e njeriut është shumë e rrezikshme sidomos në zonat ku temperaturat arrijnë mbi 35 gradë. Ata që marrin sasi të vogël lëngjesh gjatë dite demtojnë rënd veshkat ku procesi i jashtqitjes të lëndëve toksike ngadalsohet dhe shpien deri tek problemet serioze tek veshkat.

Agjërimi i gabuar sjellë deri tek humbja e mases muskulore dhe rritja e aciditetit truporë. Nuk janë këto të vetmet reziqe që agjerimi mund tju sjellë. Depresioni, kokëdhimbja, probleme me qarkullim të gjakut, çrregullime të stomakut, diabeti e shumë e shumë tjera.

– Në aspektin shoqëror, agjërimi tek ne në Kosovë nuk e besojë që ka diçka fetare aty. Ajo edhe pse duhet të ishte individuale apo familjare, është bërë një çeshtje publike dhe do të bëhet problematike sidomos në aspektin e sekularizmit politikë shtetërorë. Kjo traditë çdo ditë e më tepër po e ndryshon kuptimin.

Facit.

Krijuesi i ndëgjonë të gjitha lutjet pa marrë parasyshë nga cila gjuhë, cila kombësi apo religion i shtrohen. Dhe pastrimi shpirtërorë i tij duhet të kryhej në mënyra tjera e jo duke e denuar trupin tonë.

Logjike kjo? Nuk është e mundur që; siq ceket në dhiatër e vjetër dhe Kuran që Zoti i ndëgjon lutjet dhe pastrimi shpitëror bëhet vetëm nëpërmjet agjerimit dhe pas 30 ditëve jemi të pastër shpirtërisht dhe kemi kryer obligimet që kinse krijuesi i pret nga ne. Duhet të jetë agjërimi i obliguarë apo thënë me thjesht: a duhet agjëruar? Unë mendojë se nuk duhet të jetë kjo traditë e pa kuptimt mijëra vjeçare.

Sepse sipas kësaj logjike ne paskemi të drejtë që 11 muajt tjerë të shfrenohemi, keqpërdorimet ndër më të ndryshmet, mos ndihma ndaj tjetrit, keqtrajtimet ndaj të dobëtit apo të themi që për gjithë ketë kohë mos të kemi kurrfarë lidhje me çëllimin e agjërimit.

Cili Zot apo çfarë Zoti është ai që pranon agjërim 30 ditësh për rifreskim të shpirtit për mëkatet e 11 muajve tjerë? Çfarë llojë Zoti duhet të jetë ai që ne mendojmë se ai do e pranojë agjërimin duke e kuptuarë se pas 30 ditëve do të vazhdojë prap dhe do të jetë i njëjti përson pa kurrfarë ndryshimi etiko-shpirtëror.

Edhe pse dyshoj shumë që vetëm një Zot ekziston, nuk mund ta marr me mend që krijesen e tij dëshiron ta sheh duke vuajtur. Është obligim doktrinorë i ideologjive njerzore dhe nga shoqëria moderne duhet të harrohet.