Fit&Sexy

Dobitë e farave të dredhëzave

03/12/2018 13:04
nga:D.I

Në prodhimin e lëngjeve të dredhëzës, farat e tyre hedhen si mbeturina dhe në fakt janë një burim i vlefshëm i antioksidantëve dhe i fibrave ushqyese që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Shkencëtarët kanë kryer hulumtime për të përcaktuar mënyrën më të mirë për përdorimin e farave të dredhëzave si një shtojcë në dietë.

Rezultatet treguan se farat pa yndyrë përmbajnë kryesisht fibra ushqimore dhe proteina. Niveli i polifenolit ndryshonte në lidhje me vitin e korrjes, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët thonë se fara e dredhëzave mund të përdoret si aditiv me një përqindje të lartë të proteinave, fibrave dhe polifenoleve, apo në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Këto fara mund të bëhen një përbërës shumë i rëndësishëm në shumë produkte me vlerë të lartë ushqyese.

08/15/2017 15:26

Shërohuni me dredhëza të malit