Sporti

Distria Kransiqi kalon në finale të ‘Grand Prix Budapest 2019’

07/12/2019 14:54
nga:Ideal

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të kategorisë -48 kilogramë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Distria mposhti me Ippon, spanjollen, Julia Figueroa. Në finale takohet me Funa Tonaki të Japonisë, përcjellë GazetaBlic.

Majlinda Kelmendi u ndal në gjysmëfinale nga japonezja, Chishima Maeda, kategoria -52 kg. Kelmendi garon për medaljen e bronztë me spanjollen, Ana Perez Box.

Nora Gjakova (-57 kg) pas pak lufton në gjysmëfinale me Myriam Roper të Panamasë.