Lajme

Dialogu me kushte

02/13/2018 08:53
nga:M H

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar që vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të kushtëzohet me themelimin e Komunave me Shumicë Serbe.

Pavarësisht se Jevtiq është pjesë e qeverisë “Haradinaj” nga kabineti i këtij të fundit thonë se dialogu mes dy vendeve pritet të vazhdojë shumë shpejt, por pa e precizuar se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës insistojnë se dialogu me Serbinë duhet të marrë një epilog, pasi deri më tani kjo e fundit ka përfituar nga dialogu.

Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për Informim në Qeveri, ka thënë për“Zërin” që energjia, liria e lëvizjes dhe bashkëpunimi rajonal janë vetëm disa nga temat që pritet të diskutohen me Serbinë në fazën e ardhshme të dialogut.

“Bisedimet në Bruksel pritet të vazhdojnë së shpejti. Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve. Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces dhe në transparencë të plotë”, ka thënë Gashi.

 

 

08/20/2018 09:06

Statistikat e përgjithshme për 24 orët e kaluara