Showtime

Dhurata Ahmetaj shfaqet pa grim, një bukuroshe që të mbesin sytë në të

06/13/2018 21:37
nga:F.B

Ajo është një këngëtare e talentuar dhe tejet e dashur për publikun, shkruan GazetaBlic.

E tash, këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dhurata Ahmetaj ka kohë që është aktivizuar në rrjetet social duke publikuar imazhe e vide nga më të ndryshmet.

Jemi mësuar ta shohim si një vajzë që shfaqet e grimuar e e veshur tejet elegante, por nuk na ka rënë ta shohim se sa e bukur në fakt është edhe pa grim.

© Dhurata Ahmetaj [instagram]

Këtë herë këngëtarja e ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku u ka treguar se ka guximin të shfaqet ashtu siç e ka falur zoti, me bukurinë natyrale.

Ajo me sa duket është duke i shijuar ditët e para të verës në një vend bregdetar dhe në imazhin e fundit është paraqitur e veshur me rroba banjo të zeza të cilat formojnë një ndarje në mesin e belit të saj.

© Dhurata Ahmetaj [instagram]

Me flokët ngjyrë gështenje të cilat marrin nuancë të bardhë deri në maja, ajo ka treguar se është një vajzë atraktive që di të rrëmbejë zemrat në shikim të parë.

Vetëm 3 ditë më parë këngëtarja u shfaq tejet atraktive nga Antalia e Turqisë,e  sot i dha vulën bukurisë së saj natyrale.

© Dhurata Ahmetaj [instagram]

Këngëtarja ka më shumë se një vit që nuk ka sjellë projekt të ri muzikorë dhe kënga e saj e fundit mban titullin “D” dhe ka marrë mbi gjysmë milioni shikime. / © GazetaBlic /

07/30/2018 11:16

Dhurata Ahmetaj shfaqet plot me stil e sharm, veshur në të kuqe