Sporti

Derby Della Madoninna për mesfushorin e Barcelonës

06/27/2019 18:15
nga:M K

Milani dhe Interi pritet të përballen edhe jashtë fushave të blerta.

Fjala është për transferimin eventual të futbollistit të Barcelonës, Arturo Vidal, shkruan GazetaBlic.

Mesfushori kilian nuk ka arritur ta gjejë besimin e mjaftueshëm të Ernesto Valverdes, edhe pse ky i fundit në sezonin e ri pritet ta llogarit si zgjedhjen e parë.

Antonio Conte e pëlqen tejmase atë, derisa tashmë ka filluar kontaktet me drejtuesit që t’ia plotësojnë kërkesat sa i përket pagës, në mënyrë që përfaqësuesi ameriko-latin të kalojë në Apenine.

Të vetmin kundërshtar që do ta ketë Interi në këtë operacion transferimi, është Milani.

Rossonerët po e vëzhgojnë tash e një kohë lojtarin katalunas, që dikur ka djersituar fanellën e Juventusit në Itali e të Bayernit në Gjermani.

/GazetaBlic/

10/23/2019 22:11

Slavia Prague befason Barcelonën, barazon rezultatin