Sporti

Derby – Cardiff: Alarm urgjence në Angli, tifozët dhe lojtarët evakuohen nga stadiumi

09/13/2019 22:25
nga:M K

Ndodhë rrallë, por atëherë kur ndodhë është e vështirë të dilet nga ajo situatë.

Fjala është për një situacion të pazakontë që ka ndodhur në Angli, gjegjësisht pak para fillimit të takimit Derby – Cardiff, shkruan GazetaBlic.

Një tifoz kishte alarmuar për zjarr, derisa spikeri nuk pati tjetër zgjidhje përveç t’u bëjë thirrje tifozëve që të largohen.

“Vëmendje ju lutëm, kjo është një urgjencë. Ju lutem largohuni nga stadiumi në derën më të afërt për dalje” ishte sinjali që kishte lexuar spikeri i stadiumit”.

Kur u konfirmua pak më vonë ajo çështje, tifozët u kthyen në stadium, bashkë me lojtarët.

/GazetaBlic/

08/17/2019 10:51

Ende pa filluar mirë kampionati, vjen shkarkimi i parë në Angli