Lajme

Deputetja e mbijetuar nga masakra serbe: Temat e krimeve po trajtohen me aspak seriozitet nga Kuvendi

05/16/2019 11:14
nga:L H

E mbijetuara e masakrës së 1999 nga forcat serbe në Podujevë, Saranda Bogujevci, e cila njëherit është dhe deputete e Vetëvendosjes, ka kërkuar që temat e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve, të trajtohen me më seriozitet në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka kritikuar deputetët se duke qenë sot ditë e ngarkuar përplot me agjenda, po tentojnë të tejkalojnë lehtësisht këto tema të ndjeshme, njofton Klan Kosova.

”Sot ka qenë përvjetori i Ukshin Hotit”.

”Temat që janë caktuar sot janë tejet serioze dhe nuk duhet aq lehtë të tejkalohen. Ka deputetë prej secilit që kanë shkuar në ceremoni përkujtimore”.

”Thirrë familjarët këtu, jo tash ta ndërrojmë seancën – po trajtohet me aspak seriozitet”.

Këto kritika Bogujevci i dha pas kërkesave të disa deputetëve për ndryshim të pikave të rendit të ditës të kësaj seance plenare, për shkak të agjendave të ditës./kk