Lajme

Deputeti i VV-së thotë se ka diçka konkrete nga takimi Mustafa- Kurti

08/13/2019 20:38
nga:L H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Ali ka komentuar takimin mes të parit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Blic.

Aliu në një intervistë për Televizionin Publik tha se nga ky takim nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndonjë koalicion parazgjedhor. Konkrete sipas tij është vetëm që këto dy parti kanë folur për të mirën e këtij vendi dhe se ato do duhej që ta vulosnin fitoren para se të ndodhin zgjedhjet.

“Nuk ka diçka tjetër. Po të kishte diçka konkrete do të dilte. Por megjithatë ka diçka konkrete. Ne si Lëvizje e kemi thënë hapur, ne do të donim që fitorja të vulosej para se të ndodhnin zgjedhjet, duke pasur koalicion parazgjedhor. Ky është qëndrimi që ne e mbajmë (me Albin Kurtin kandidat për kryeministër), tha ai.

Përveç kësaj, ai ka kritikuar edhe PDK-në, e cila siç u shpreh ai, duhet të dërgohet në opozitë dhe t’i bëhet një kthesë e qeverisjes së mirë vendit. Për LDK-në ai pranoi se kanë edhe dallime mes vete.

“Nuk është kjo e tëra, ka shumë çështjeje të cilat duhet të diskutohen për të ardhmen e këtij vendi që të kemi bashkëpunim mes njëri tjetrit edhe përkundër dallimeve që kemi”

“Duhet të kemi dërgim të PDK-së në opozitë dhe pastaj kjo do të prodhonte një kthesë në vend. Kosova është para një falimentimi të madh. Ajo që po shohim në ndërmarrjet publike, tanimë nga të gjithë është që të kemi një kthesë të madhe, dhe këtë tashmë nuk mund ta bëj PDK”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Blic