Lajme

Deputeti i VV-së i reagon Zekës: Nuk është Republika e Burdushit por e Kosovës

05/16/2019 11:29
nga:L H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi i ka reaguar deputetit, Milaim Zeka i cili së fundmi ka filluar që Republikën e Kosovës ta quaj Republikë të Burdushit, raporton Gazeta Blic.

Lajçi i cili doli në foltore të Kuvendit e ka penguar përmendja e termit “Republikë e Burdushit”, nga ku edhe i dha vërejtje deputeti Zeka.

“Kjo nuk është Republika e Burdushit, por kjo është Republika e Kosovës. Ani pse kjo është e mbushur me korrupsion, nepotizëm e të tjera… Kjo është Republika e Kosovës”, tha Lajçi./Gazeta Blic