BLIC.TV

Demiri: Armatimin në Shqipëri e kemi blerë me para

04/19/2019 22:52
nga:Gazeta Blic

Ish-oficer ushtarak Fadil Demiri, ekskluzivisht për emisionin “Blic Interview” ka përmendur vështirësitë e luftës me Serbinë në Betejën e Koshares.

Ai pohon se kanë qenë të detyruar të paguajnë para për të marrë armatim nga Shqipëria.

“Kryesisht është blerë me pare armatimi në Shqipëri. Kemi pasur shumë peripeti, nuk ka qenë e lehtë”, u shpreh ai.

Por, gjërat kishin marrë kahje tjetër që nga koha kur drejtimin e shtetit shqipar e kishte marrë përsipër Pandeli Majko.

“Me ardhjen e Pandeli Majkos si Kryeministër ka ndryshuar gjithçka, mjetet materiale i kemi pasur të gjitha”, tha ai, në emisionin “Blic Interview”.

Tutje, ai theksoi se në Koshare ka pasur luftë çdo ditë dhe se humbjet kanë qenë të mëdha në të dy anët.