Sporti

Dembele, ‘kapet’ keq me Messin dhe Suarez, arsyeja do të ju shokojë

02/12/2018 16:54
nga:Lorik J

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele është lënduar sërish.

Ylli francez është paraqitur në ndeshjen e Barçës dhe Getafes, por në fund është ankuar për një goditje në kofshë, shkruan GazetaBlic

Megjithatë, Barcelona sot ka njoftuar se lojtari ka pasur dhimbje në stomak dhe ka munguar në stërvitjet e sotme.

Kurse, ‘DonBalon’ ka raportuar sot se lojtari është duke kaluar momente negative tek Barcelona, pas transferimit të Philippe Coutinhos.

Sipas medias spanjolle, lojtari është shumë i mërzitur me Suarez dhe Messin të cilët kanë kërkuar transferimin e brazilianit.

Transferimi i Coutinhos ka ndikuar që Dembele të humbasë vendin e titullarit tek Barça./GazetaBlic/

 

05/22/2018 16:00

Gjashtë lojtarët e Barcelonës që do të largohen në merkaton e verës