Lajme

Deliu Kodra: Që prej konstituimit të kuvendit LDK-ja ka kërkuar zgjedhje

07/14/2019 14:36
nga:Y I

Eksponentë të lartë të LDK-së dhe deputetë të kësaj partie kanë paralajmëruar rrëzimin e qeverisë në muajin shtator.

Replika dhe kundë replika  ka patur gjatë ditëve të fundit rreth kësaj situate gjë që ka lëvizur pak ujerat në skenën politike në këtë fund korriku.

Por gjithë kjo situatë duket se po merret me qetësi nga partia më e madhe në pushtet Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetja e kësaj partie Blerta Deliu Kodra në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se të gjitha këto deklarata janë normale ngaqë LDK është në opozitë.

“Eshtë opozitë janë normale, që prej konstituimit të kuvendit ka pas deklarata të tilla prej opozitës .

Ata janë opozitë dhe është normale me kërku zgjedhje ”

E pyetur se nëse ka zgjedhje të përgjithshme a është e gatshme PDK-ja për tu përballur në elektorat  ,Deliu Kodra tha se nuk kanë folur për dicka të tillë.

“Ne jemi deklaru, nuk kemi diskutu brenda për zgjedhjet se jemi në mbyllje të procesit zgjedhor  ”

Ne e  kemi mbaru konventen jemi në konsolidim  të takimit me strukturat e reja të partisë  ka thënë shkurt për Gazetën Blic zonja Deliu Kodra.

Ndryshe sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri gjatë ditës së sotme u  shpreh i bindur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen sivjet.

Ai thotë se shtatori është fillimi i fundit i qeverisë Haradinaj, derisa vjeshtën e sheh si afatin e duhur për zgjedhje.