Lajme

Delegati i LDK-së dhe ish-drejtori i DKRS-së në Rahovec: “LDK e para”

08/03/2019 19:15
nga:M K

Isa Mustafa sot është rizgjedhur në krye të LDK-së, pasi morri besimin e delegatëve të partisë së tij, të cilët me aklamacion i’a besuan mandatin e tretë.

Ky kuvend i LDK-së kaloi pa incidente, teksa ngazëllimin nuk e fshehën dot, shumica e delegatëve, shkruan GazetaBlic.

Njëri nga ta, që përfaqëson një nga dhjetë delegatët e Rahovecit në kryesinë qëndrore, Gardalin Shtavica, shfrytëzoi profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” për t’ia uruar Mustafës mandatin e ri, derisa postoi edhe disa foto bashkë me figurat kryesore të partisë.

Ish-drejtori i DKRS-së në Rahovec, fotove të postuara, u’a bashkangjiti përshkrimin: “Bashkë më të fortë se kurrë, LDK e para”.

Më poshtë postimi i plotë i Shtavicës:

/GazetaBlic/

08/16/2019 15:21

Isa Mustafa “godet” fortë Ramush Haradinajn e Shpejtim Bulliqin, ata i kanë borxh Kosovës