Sporti

Deklaratat interesante të Batatinës e Vukicevic pas përfundimit të derbit

10/02/2019 16:41
nga:M K

Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Feronikelit dhe Llapit, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Serinë e golave e hapën mysafirët përmes golit të Mentor Zhdrellës në minutën e 40’të të takimit, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, pjesa e dytë solli freski tek ekip i Feronikelit, ku në minutën e 81’të, Mevlan Zeka barazoi shifrat në 1:1.

Kur po mendohej se takimi do të mbyllej me barazim, në skenë doli Mergim Pefqeli, i cili shënoi për fitoren e Llapit.

Pra, takimi Feronikeli – Llapi, u mbyll në 1:2.

Pas ndeshjes, të dy trajnerët u prononcuan për Supersport, derisa më poshtë mund t’i shihni deklaratat e tyre:

Tahir Batatina:

“Po mendoj, luajtëm me kampionin. E kemi studiuar jashtëzakonisht mirë kundërshtarin, kemi punuar maksimalisht në stërvitje, edhe pse në pjesën e parë, ia arritëm qëllimit të realizojmë të parë, kurse në pjesën e dytë, i përgëzoj lojtarët për angazhim dhe lojë. I shfrytëzuam kundërsulmet, kemi mundur të shënojmë edhe dy gola te tjerë. Sido që të jetë, Feronikeli është skuadra më e mirë në Kosovë. Llapi ka pasur probleme në defansivë dhe mungesa gjithashtu, por e rëndësishmja është fitorja.

Vuicevic:

Kemi pasur dy raste të qindpërqindta, u nervozuam që nuk shënuam dhe kjo ishte arsyeja që pastaj pranuam. Rregulli është i thjeshtë. Megjithatë edhe Llapi ka skuadër cilësore. Lojtarët nuk i zbatuan urdhërat për t’i ndalur lojtarët kundërshtarë, pra ato që ushtruam në stërvitje, ndërsa Llapi ishte tejet i mirë në mbrojtje.

/GazetaBlic/

10/17/2019 17:11

Pikët e sekondave të fundit! A gaboi gjyqtari i ndeshjes Feronikeli – Rahoveci?