Sporti

De Rossi e nis me gol debutimin e tij për Boca Juniors

08/14/2019 09:51
nga:Ideal

Pothuajse si në ëndërr: Daniele De Rossi nuk do ta harrojë kurrë debutimin me fanellën e Boca Juniors.

Ish-mesfushori i Romës luajti ndeshjen e parë brenda natës midis të martës dhe të mërkurës, përcjellë GazetaBlic.

Menjëherë, italiani e prezantoi veten duke shënuar gol të bukur me kokë.

Ndërkaq, pasi ai u zëvendësua në minutën e 76-të, Boca pranoi një barazim dhe më pas përfundimisht humbi në penallti me rezultatin 1-3.

 

View this post on Instagram

 

¡Así fue el gol de Daniele! 😊 #VamosBoca 👊

A post shared by Boca Juniors (@bocajrsoficial) on

/GazetaBlic/