Sporti

De Ligt bisedon në telefon me Sarrin, afër kalimit në Torino

07/06/2019 22:44
nga:M K

Shpesh janë trajnerët që i telefonojnë lojtarët gjatë një tratative për t’i bindur që të pranojnë transferimin.

Është një mënyrë besimi, për ta bërë të ndihet me peshë një lojtar dhe ta sjellësh në skuadër një orë e më parë.

Por Matthijs de Ligt e prishur këtë tendencë. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, ka qenë vet 19-vjeçari që i ka telefonuar trajnerit Sarri.

Personaliteti i këtij lojtari është i madh, pasi luaj që në moshën 17vjeç që luan titullar te Ajaxi, është kapiten dhe titullar i padiskutueshëm në kombëtare.

Mentaliteti prej kampioni u duk në dy raste, në humbjen ndaj Totenhemit, ku pranoi fajin dhe në festimet për fitimin e kampionatit, aty ai mbajti një fjalim prej lideri.

“Si do të luajmë?”, ishte pyetja që De Ligt, i drejtoi Sarrit. Pyetje që nuk ka të bëjë, me faktin do të jetë titullar apo jo, pasi kjo gjë nuk diskutohet duke parë talentin e tij. Ai është në pritje të marrëveshjes së bardhezinjve me Ajaxin për të udhëtuar në Torino.

12/07/2019 19:47

Formacionet zyrtare: Lazio – Juventus